Bayern Munich, zbulohen prapaskenat e transferimit të dështuar. Kjo është dyshja e braktisur nga kampionët - Bota Sot
Bayern Munich, zbulohen prapaskenat e transferimit të dështuar. Kjo është dyshja e braktisur nga kampionët

Futboll

Bayern Munich, zbulohen prapaskenat e transferimit të dështuar. Kjo është dyshja e braktisur nga kampionët

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 23:38
Bayern Munich

Media gjermane “Frankfurter Rundschau” ka zbuluar këtë të premte prapaskenat e merkatos së Bayern Munich, ose të paktën lidhur me interesimin dhe përpjekjet e bavarezëve për dy kandidatët potencialë: Sebastien Haller dhe Max Kruse.

Fillimisht shumë të interesuar për dyshen, kampionët e Gjermanisë më pas kanë braktisur tratativat për sulmuesin francez, 25-vjeçarin Haller që më pas u transferua nga Eintracht te West Ham, duke vendosur rekordin si futbollisti më i shtrenjtë në historinë e klubit anglez.

Të njëjtën tërheqje reflektuan bavarezët edhe në lidhje me sulmuesin gjerman Max Kruse. Më pas 31-vjeçari u transferua nga Werder Bremen, në drejtim të Fenerbahce, në Turqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...