“Çmendet” trajneri rus, kallashnikov në zhveshtore

Futboll

“Çmendet” trajneri rus, kallashnikov në zhveshtore

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 00:49

Një skuadër e hokejit në akull ka vendosur që lojtarin e ndeshjes ta nderojë duke i dhuruar një armë të tipit AK-47.

Trajneri i skuadrës së Izhstal, një klub në ligën e dytë të hokejit në akull në Rusi, iu tha lojtarëve se pas çdo ndeshjeje lojtari më i mirë do shpërblehej me një kallashnikov, duke qenë se qyteti i tyre njihet për prodhimin e kësaj arme.

“Shokë, sot do iu prezantojmë me një traditë”, këto janë fjalët e para të trajnerit që del para lojtarëve në dhomën e zhveshjes dhe mbush armën.

“Ne jetojmë në qytetin ku prodhohet kjo armë, në qytetin e Kallashnikovit. Në çdo ndeshjes ju do të zgjidhni lojtarin më të mirë, i cili do të marrë këtë dhuratë”, thotë trajneri, që thërret kapitenin për të zgjedhur lojtarin më të mirë të ndeshjes së fundit.Portieri Saveli Kononov e mori këtë trofe për herë të parë, teksa një lojtar u dëgjua teksa thotë: “A mund të gjuajmë?”, ndërsa një tjetër vijoi: “Urime për fitoren, por nëse luajmë dobët do të na gjuajnë me atë”.

“Si do ta marrim me vete në ndeshjen jashtë fushës sonë”, thotë një tjetër, ndërsa trajneri i përgjigjet, “Do e zgjidhim. Do bëjmë një model prej druri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat