Fuqia financiare e ekipeve të Ligës Angleze dallon

Futboll

Fuqia financiare e ekipeve të Ligës Angleze dallon

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 10:51
Fuqia financiare e ekipeve të Ligës Angleze dallon

Fuqia financiare e ekipeve të Ligës Angleze dallon shumë me atë të klubeve tjera evropiane, kjo pasi që Huddersfield fiton më shumë para nga TV se sa Bayern Munih dhe Juventusi.

Në fitoren e Bundesligës sezonin e kaluar, Bayern triumfoi në një nga ligat më konkurruese dhe më të njohura në botë.

Mirëpo prapë kjo gjë nuk bëri që të kenë të ardhura televizive më shumë se sa Huddersfieeld.

Mirëpo në Angli klubi i cili ka më së shumti të ardhura nga TV është Liverpool me 152.4 milionë.

Kurse në Spanjë është Barcelona ajo me të ardhurat më të mëdha, e cila fitoi 128,3 milionë funte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat