Treshja e Kosovës që e çoi në rrs... Serbinë në vitin 1991!

Futboll

Treshja e Kosovës që e çoi në rrs... Serbinë në vitin 1991!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2019 Në ora: 11:23
Sejdi Mërkoja, Agim Bytyçi dhe Ajet Shosholli

Vitet e rënda, vitet e 90-ta, asnjë shqiptar nuk do t’i fshijë nga kujtesa terrorin e pushtuesit serb më në krye me kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi.  

Serbia pushtoi Kosovën në të gjitha sferat, uzurpoi edhe stadiumet dhe objektet sportive, përzuri sportistët shqiptarë dhe i detyroi ata që të luajnë në fusha të improvizuara! Në muajin gusht të vitit 1991,  Kosova ishte nën kërcënimin e madh të okupatorit serb, atëbotë Agim Bytyqi me shumë shokë morën mundin, guximin dhe formuan Federatën e Futbollit të Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, Ajet Shosholli, ishte kryetrajner i Prishtinës, ishte halë në sy nga sigurimi shtetëror serb, sepse ai me Prishtinën, pas zhvillimit të takimit të parë me Ballkan Stokokomerc në Shkup, kur edhe fituan me 2:1, nuk pranuan t’i zhvillojnë sfidat në Prijedor me Rudarin dhe në Prishtinë me Mogrenin. Prishtina me shumë klube tjera braktisin garat dhe nuk pranojnë të garojnë me serbët, nga ana tjetër më vonë krimineli Zhelko Razhnjatoviq-Arkan, me këlyshët e tij uzurpoi stadiumin e Prishtinën dhe e bën vetën një president i KF Prishtinës fantome!

Ndërkaq, Agim Bytyçi, një trim i rrallë, emërohet kryetar i parë i Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës, ndërsa Sejdi Mërkoja, sekretar i parë i përgjithshëm i FFK-së dhe Ajet Shosholli, selektor i parë kombëtares së Kosovës. Treshja që me shumë shokë veproi me aq zgjuarsi dhe u vunë themelet e pavarësimit të futbollit tonë.

Treshja që ishe halë në sy nga okupatori serb dhe të kërcënuar e shantazhuar vazhdimisht por që asnjëherë nuk u përkulen dhe as që u tremb nga çdo lloje presioni i regjimit kriminal serbian. Treshja Bytyçi-Shosholli-Mërkoja, së bashku me shumë donatorë, futbollistë, gjyqtarë, delegatë, me ata që lëshuan tokat në fusha futbolli etj. i dhanë grusht të fortë Serbisë!
Treshja e Kosovës me shumë shokë që e çuan në rrs....Serbinë në vitin 1991.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat