United shiti Pogba-në për 150 mln euro në ditën e fundit të merkatos, por... - Bota Sot
United shiti Pogba-në për 150 mln euro në ditën e fundit të merkatos, por...

Futboll

United shiti Pogba-në për 150 mln euro në ditën e fundit të merkatos, por...

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 13:15
Paul Pogba

Paul Pogba ka qenë një hap larg transferimit te Paris Saint-Germain në ditën e fundit të merkatos së verës. Kjo është prapaskena e bujshme e zbuluar nga Sun dhe BBC.

Mesfushori francez duket se ka patur më shumë se një mundësi për t'u transferuar në Ligue 1, por operacioni ka dështuar për shkak të qëndrimit të Neymar te PSG.

Sipas BBC, Pogba ka arritur një marrëveshje mbi bazën e 482 mijë eurove në javë dhe menaxheri i tij, Mino Raiola, ka ndërmjetësuar arritjen e marrëveshjes mes Manchester United dhe PSG mbi bazën e 150 milion eurove.

Transferimi i munguar i Neymar te Barcelona për shkak të refuzimit të Dembele për të shkuar te PSG kanë bërë që operacioni të dështojë dhe Pogba ka qëndruar në Premier League.

Gjithsesi, telenovela Pogba pritet të kthehet në merkaton e janarit. Real Madrid mbetet favorit për të siguruar shërbimet e francezit, por kampionët e Francës mund t'i befasojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...