Edhe një çudi, Shumadija futet në Kosovë!

Futboll

Edhe një çudi, Shumadija futet në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2019 Në ora: 15:08
Edhe një çudi, Shumadija futet në Kosovë!

A ka kush i ndal dhe apo a ka kush që jep urdhër? Klubi i futbollit Shumadija nga Arangjellovci futet në territorin e shtetit të Kosovës dhe sot në orën 15.30 do të ndeshet në Zubin Potok me klubin serb të Kosovës, Mokra Gora, në kuadër të javës së shtatë të Ligës së Tretë të Perëndimit të Serbisë në futboll!

Shumadija futet në Kosovës sikur në bahçe të babës, do ta luajë ndeshjen dhe pastaj do të kthehet në Serbi.

Edhe një çudi apo jo, klubet nga Serbia po bëjnë çka të dojnë, ndërsa Federata e Futbollit e Serbisë administron garat në një pjesë të Kosovës, duke mos e bërë fare hesap Federatën e Futbollit të Kosovës.

UEFA është e çuditshme pse nuk reagon dhe një herë e përgjithmonë t’i ndal këto gara dhe po ashtu përse edhe shteti i Kosovës nuk reagon, t’i ndërprenë ato aktivitete!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat