Mungon disa javë

Futboll

Mungon disa javë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 15:33
Leon Goretzka

Probleme nga infermieria për skuadrën kampione të Gjermanisë, Bayer Mynih.

Sipas medieve gjermane, mesfushori Leon Goretzka ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë gjatë stërvitjes me kombëtaren gjermane në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020 dhe si pasojë i është nënshtruar një operacioni për të reduktuar hematomën e shkaktuar nga dëmtimi.

Për momentin drejtuesit e klubit bavarez nuk kanë dhënë asnjë sqarim rreth kohës së rikuperimit të 24-vjeçarit. Por sipas raportimit të medieve thuhet se futbollisti do të mungojë për disa javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat