Bunjaku çon në këmbët gjermanët

Futboll

Bunjaku çon në këmbët gjermanët

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2019 Në ora: 16:10
Bunjaku çon në këmbët gjermanët

Sulmuesi nga Kosova, Albert Bunjaku, ish reprezentuesi i Zvicrës, është në formën më të mirë, duke dhënë kontribut të madh në fanellën e Viktoria Koln.  

Bunjaku luajti titullar dhe sërish shënon për fitoren në udhëtim me rezultat 3:2 kundër Preussen Munster, në ndeshjen e javës së tetë të Bundesliga III. Në minutën e 72-të Bunjaku thelloi epërsinë në 0:3, për të cilin ishte goli i tetë në tetë takimet e deritashme.  

Bunjaku së bashku me Moritz Stoppelkampin e Duisburgut udhëheqin listën e shënuesve me nga tetë gola.

Për vendasit shënuan: Dadashov (78') e Morschel (87') dhe për mysafirët: Wunderlich (8' e 18') dhe Bunjaku (72'). Braunschweig kryeson me 18 pikë, ndërsa VIktoria është në pozitën e dytë me 16 dhe Munster i 14-ti me 8.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat