Skandaloze: Ta pres fytin - kërcenimi i trajnerit serb

Futboll

Skandaloze: Ta pres fytin - kërcenimi i trajnerit serb

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 16:23
Skandaloze: “Ta pres fytin” - kërcenimi i trajnerit serb

Një reagim jashtë normales i trajnerit serb Nenad Lalatoviq është duke bërë xhiron e internetit.

Pavarësisht triumfit ndaj Radniçkit ditën e djeshme, trajneri i Vojvodinës është shfaqur tepër i irrituar, teksa ka kërcënuar me jetë një tifoz në tribunën qendrore, duke i bërë me shenjë se do ia presë fytin.

Lalatoviq pritet të mbajë përgjegjësi për sjelljen e tij të shëmtuar, teksa ka marrë vëmendjen e shumë prej mediave botërore.

Vojvodina kryeson momentalisht kampionatin serb me 19 pikë në 8 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat