Konfirmohet nga Juventus: Ja ku transferohet Mandzukic

Futboll

Konfirmohet nga Juventus: Ja ku transferohet Mandzukic

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:12
Mario Mandzukic

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka konfirmuar se Mario Mandzukic nuk udhëtoi me pjesën tjetër të skuadrës për t’u përballur me Fiorentinan pasi sulmuesi aktualisht është në bisedime me një skuadër ‘pa emër’ të Katarit.

Kroati u lidh me një largim nga Torino gjatë gjithë verës, me Manchester United në mesin e ekipeve të mëdha evropiane që thuhej se kishin shprehur një interes, por përfundimisht sulmuesi mbeti te Juventus ndërsa afati kalimtar veror u mbyll.

Tani, megjithatë, duke mbetur jashtë skuadrës së gjigantëve italianë në Ligën e Kampionëve, është e qartë se Mandzukic nuk është pjesë e planeve të trajnerit Maurizio Sarri dhe si i tillë ka qenë i lirë të hap bisedime me palët e interesuara.

Duke folur për Sky Sport Italia për situatën e Mandzukic të shtunën, Paratici tha:

“Ka mundësi që e ka prezantuar veten në tregun e transferimeve. Ekziston një diskutim në Katar dhe ne vendosëm, në marrëveshje me trajnerin, lojtarin dhe agjentin e tij, që ishte më së miri që ai të mos vinte në këtë udhëtim”.

“Mario ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne ndër vite. Ai e ka dëshmuar veten në çdo nivel dhe ne do të jemi gjithmonë mirënjohës ndaj tij”, konfirmoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat