Neymari kthehet në skuadrën e PSG-së, e nis nga fillimi përballjen me Strasbourgun

Futboll

Neymari kthehet në skuadrën e PSG-së, e nis nga fillimi përballjen me Strasbourgun

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:18
Neymari

Pasi mungoi në katër xhirot e para të sezonit të ri të Ligue 1 shkaku i dëshirës së tij për t’u largua nga klubi francez, Neymari sot është për herë të parë në këtë sezon të ri pjesë e formacionit të parë të Paris Saint-Germainit.

Paris Saint-Germaini do të përballet sot në orën 17:30 me Strasbourgun, në kuadër të xhiros së pestë të sezonit të ri të Ligue 1, në stadiumin Parc des Princes.

Pas dy fitoreve radhazi në ndeshjet kundër Metz dhe Toulouse dhe pas pushimit shkaku i ndeshjeve të ekipeve kombëtare, Paris Saint-Germaini do të kthehet sot në stadiumin “Parc des Princes” me synimin për ta siguruar fitoren e katërt në Ligue 1 2019/20.

Këtë gjë s’do ta kenë të vështirë ta arrijnë, të paktën në letër, pasi që kundërshtari i tyre nuk ka arritur ta fitojë asnjë ndeshje deri më tani në këtë sezon të ri dhe radhitet në pozitën e 18-të në tabelën e ligës.

Megjithatë, në anën tjetër, në skuadrën e Paris Saint-Germainit, trajneri Thomas Tuchel po përballet me disa mungesa shkaku i lëndimeve, veçanërisht ndikon mungesa e Kylian Mbappes dhe Edinson Cavanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat