Abraham het-trik, loja më e mirë e Chelseas

Futboll

Abraham het-trik, loja më e mirë e Chelseas

Nga: K. G. Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:50
Abraham het-trik, loja më e mirë e Chelseas

Chelsea ngadhënjeu me rezultat të thellë 5:2 në fushën e Wolvesit, n[ë kuadër të javës së pestë të Premier League.

Vendasit nuk kishin forcë t’i bëjnë ballë lojës shumë të mirë të të kaltërve dhe që ishte ndër më të mirët deri me tash. Fikayo Tomori realizon në minutën e 31-të, ndërsa het-trik Tammy Abraham (34’, 41’ e 56’).  

Romain Saiss ngushton rezultatin në 1:4 në minutën e 70-të dhe Patrick Cutrone në 2:4 në atë të 85-tën. Mason Mount vulos fitoren në 2:5 (90+2’).

Abraham është trim i ndeshjes, ndërsa Chelseat treguan lojë më të mirë deri me tash në drejtimin e trajnerit të ri Frank Lampard. Chelsea është në vend të 6-të me 8 pikë, ndërsa Wolves i 19-ti me 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat