Shakhtar Donetsk fitoi 4-3 ndaj Zorya këtë të shtunë, por për mesfushorin Taison pati momente frike. Braziliani u godit me gju pas koke nga shoku i skuadrës dhe në atë moment humbi ndjenjat.
Një tjetër shok skuadre vrapon tek ai dhe mundohet t’i nxjerrë jashtë gjuhën, por nofullat e Taison e kafshojnë fort, duke i shkaktuar dëmtime në gishtërinjtë.
Përveç kësaj, ai pati probleme edhe me sy dhe pamja e tij ishte frikshme.
31-vjeçari u përmend dhe u nxor me barelë jashtë fushe, teksa u transportua për në spital, aty ku do të kryejë kontroll më të detajuar. Kujtojmë që para kësaj goditje ai shënoi një gol dhe shërbeu një asistim.