Mezani: Patëm raste të shënonim edhe më shumë

Futboll

Mezani: Patëm raste të shënonim edhe më shumë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 19:35
Mezani: Patëm raste të shënonim edhe më shumë

Gjilani ka arritur të shënoj fitore si mysafir të Drenicës me rezultatin 2:0 në kuadër të xhiros së katërt në Superligë.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Gentijan Mezani u shpreh i lumtur për fitoren.“Ishte një lojë e vështirë, Drenica është një skuadër agresive” tha fillimisht Mezani.

“Ne sot arritëm një tre pikësh shumë të madh, skuadra në pjesën e parë është dukur disi e lodhur, por jam i kënaqur me fitore”.

“Në pjesën e dytë sulmuam më shumë sepse nuk deshëm ta mbronim rezultatin dhe normalisht që kjo pati sukses sepse arritëm edhe golin e dytë, ndërsa patëm raste të shënonim edhe më shumë”.

“Gjithsesi mbrojtja është ajo që më gëzon më së shumti pasi që nuk kemi pësuar gol në tre ndeshjet e fundit”, përfundoj Mezani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat