Barcelona – Valencia: Suarezi jashtë formacionit të parë, Messi jashtë skuadrës - Bota Sot
Barcelona – Valencia: Suarezi jashtë formacionit të parë, Messi jashtë skuadrës

Futboll

Barcelona – Valencia: Suarezi jashtë formacionit të parë, Messi jashtë skuadrës

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 20:00

Trajneri Ernesto Valverde do të kërkojë të hakmarrje ndaj Valencias për disfatën në finalen e sezonit të kaluar të Kupës së Mbretit sonte në orën 21:00, përkundër që në skuadrën e tij ka mungesa të mëdha.

Barcelona e pret sonte në shtëpi, në stadiumin “Camp Nou”,  Valencian, në kuadër të xhiros së katër të sezonit të ri të La Ligës.

Për këtë ndeshje, në formacionin e Barcelonës mungojnë dy ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës – Luis Suarez është lënë në stol sepse sapo është kthyer nga një lëndim, ndërsa Lionel Messi mbetet jashtë skuadrës sepse s’është rikuperuar ende nga lëndimi.

Për shkak të këtyre mungesave, barra kryesore në sulm i  bie Antoine Griezmannit, që këtë verë u transferua në Barcelonë nga Atletico Madridi. Francezi do të luajë përkrah 21-vjeçarit Carles Perez dhe 16-vjeçarit Anssumane Fati.

Nga tri ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon të ri të La Ligës, Barcelona e ka siguruar një fitore, një barazim dhe një humbje – njëjtë si Valencia.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...