Lampard flet për lëndimin e Rudiger

Futboll

Lampard flet për lëndimin e Rudiger

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Frank Lampard ka dhënë disa komente edhe për lëndimin e pësuar të Antonio Rudiger.

Rudiger është kthyer pas shumë kohësh si i lënduar për të qenë i gatshëm për ndeshjen kundër Wolves, por lojtari ka pësuar tjetër lëndim.

Sipas fjalëve të trajnerit Lampard, ky dëmtim nuk do të jetë serioz dhe nuk pritet të ketë mungesë të gjatë për lojtarin.

“Ai pësoi një lëndim të lehtë, por nuk është diçka serioze, shpresoj” ka thënë anglezi.

“Ai ndjeu dhembje, kështu që do ta shohim gjatë ditëve në vijim se cili do të jetë rezultati” shtoi Lampard.

Chelsea arriti që të demolonte skuadrën e Wolverhampton, duke e mposhtur me rezultatin 5:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat