Rikthehet Barça, “dërmon” Valencian

Futboll

Rikthehet Barça, “dërmon” Valencian

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 22:58
Pamje nga ndeshja

Barcelona ka demoluar totalisht Valencian me rezultat 5-2.

Kjo është vetëm fitorja e dytë e katalunasve këtë edicion, krahas një humbjeje e një barazimi.

Gjithsesi, mjafton për t’u rikthyer në pjesën e epërme të tabelës dhe për të pritur me çdo kusht edhe kthimin nga lëndimi të Messit.

Suarez shënoi dy herë, derisa Pique, Ansu Fati e De Jong shtuan nga një sosh. Për mysafirët ndërkaq, realizuan Gameiro e Gomez.

Javën e ardhshme, “blaugrana” i shkon Granadas, kurse “lakuriqët” në “Mestalla” e presin Leganes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat