“Sot ka nisur një epokë e re për Real dhe mua”

Futboll

“Sot ka nisur një epokë e re për Real dhe mua”

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 07:55
Eden Hazard

Në fitoren 3-2 që Real Madrid arriti sot ndaj Levante debutoi me fanellën “los blancos” edhe sulmuesi belg Eden Hazard. Ai luajti në 30 minutat e fundit të ndeshjes. Hazard rikthehet në fushë pas një dëmtimi, që e ka lënë jashtë fushe në pjesën e parë të kampionatit.

Pas ndeshjes, sulmuesi 28-vjeçar tha: “Jam shumë i lumtur që u riktheva në fushë. Kur qëndron jashtë fushe për një kohë të gjatë e rëndësishme është të luash dhe të gjesh ritmin e duhur” u shpreh Eden Hazard.

“Shpresoj që ndeshja e sotme të jetë starti i diçkaje të bukur për mua dhe klubin. Unë dua të shijoj futbollin, të luaj me Real dhe shokët e skuadrës. Ky stadium është unik dhe ndjeva mbështetjen e tifozëve, morëm 3 pikë që na japin besim për të ardhmen”, tha Hazard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat