‘Bombë’ nga Madridi: Toni Kroos për Paul Pogba

Futboll

‘Bombë’ nga Madridi: Toni Kroos për Paul Pogba

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 08:14
Toni Kroos dhe Paul Pogba

Real Madrid po përgatitet për një nga shkëmbimet më të mëdha në sferën e merkatos, për afatin e ardhshëm.

Skuadra nga La Liga synon të ketë shërbimet e Paul Pogba me  çdo kusht, pasi nuk arritën ta transferojnë lojtarin në merkaton e verës.

Për shërbimet e tij, ‘Los Blancos’ duket se janë të gatshëm të japin edhe mesfushorin gjerman, Toni Kroos.

Sipas ‘Sport BILD’, Reali do të ofrojë Toni Kroos për të kryer një mega marrëveshje me Man Utd, për Pogba.

Ish lojtari i Bayern mund të përfundojë në Premierligë, në mënyrë që francezi Pogba të mbrojë ngjyrat e skuadrës më të madhe në Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat