Conte i lumtur me fitoren dhe tri pikët e reja

Futboll

Conte i lumtur me fitoren dhe tri pikët e reja

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 08:40
Antonio Conte

Interi ka marrë fitoren e tretë në tri takimet e para në Serie A.

Skuadra e Antonio Contes ka triumfuar para adhuruesve të vet përballë Udineses më rezultat minimal 1-0.

E pas ndeshjes me fitoren dhe tri pikët e reja është ndarë shumë i kënaqur trajneri Antonio Conte.

Tekniku italian ka deklaruar se i ka uruar lojtarët e tij për këtë fitore ndërsa tha se fitorja ishte e merituar.

“Ne do të duhet të luftojmë çdo ndeshje, do të duhet të jemi të mirë dhe unë i urova djemtë sepse luajtën kundër një ekipi të fortë fizikisht”.

“Tri pikët ishin shumë të rëndësishme dhe i merituam. Ne mund të ishim më cinikë, gjithmonë ishim të shqetësuar, veçanërisht kur Lassagna dhe Fofana sulmuan portën”, tha Conte.

Krejt në fund ish-tekniku i Juventusit dhe Chelseat foli edhe për mbrojtësin uruguaian, Diego Godin.

“Jam i lumtur për Godin pasi bëri një ndeshje të mirë edhe pse kishte dy muaj pa luajtur. Diego na jep përvojë dhe jemi të lumtur që e kemi këtu”, deklaroi Conte.

Në ndeshjen e radhës në Serie A, Interi do të përballet me rivalin lokal Milan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat