Vëllai i Dyabala ka një mesazh për Juventusin - Bota Sot
Vëllai i Dyabala ka një mesazh për Juventusin

Futboll

Vëllai i Dyabala ka një mesazh për Juventusin

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 11:45
Paulo Dybala

Paulo Dybala vazhdon të mos jetë pjesë e formacionit startues të Juventus.   

Maurizio Sarri ka zgjedhur që edhe për ndeshjen kundër Fiorentinës, argjentinasin Dybala ta lë në bankën rezervë.

Juve luajti baras 0:0 kundër Violas, për të humbur pozitën e liderit, kurse pas këtij takimi, vëllai i Dybala ka dhënë një mesazh të koduar për Juven.

“Violina nuk luan muzikë të bukur nëse i mungon njëri tel” ishin fjalët e tij, duke aluduar tek Dybala.

Dybala mund të fitojë disa minuta nga ndeshja e ardhshme, pasi Douglas Costa, Danilo dhe Pjanic kanë probleme me muskujt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...