Manolas: Juventusi favorit, Interi ka një kalendar të lehtë

Futboll

Manolas: Juventusi favorit, Interi ka një kalendar të lehtë

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 17:25
Kostas Manbolas

Mbrojtësi i Napolit Kostas Manbolas mendon se Juventusi është favorit për të fituar titullin dhe gjithashtu mendon se Interi ka pasur një kalendar të lehtë këtë sezon.

Gjatë një interviste me Sky, ai ka folur për luftën për titull: “Patjetër që ka një luftë. Napoli lufton çdo vit për scudetto-n. Megjithatë, është akoma herët për të folur, duhet ta tregojmë në fushë. Skuadra më e fortë është Juve, por edhe ne kemi kualitet të madh dhe luftojmë çdo ndeshje për ta fituar.

Është akoma herët për të bërë parashikime. Interi ka pasur një kalendar të lehtë, teksa ne jemi ndeshur me Juventus dhe Fiorentina-n. Kemi pasur kalendarin më të vështirë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat