Flamurtari triumfon, Dukagjini ende pa shënuar e pa fitore!

Futboll

Flamurtari triumfon, Dukagjini ende pa shënuar e pa fitore!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2019 Në ora: 17:51
Flamurtari triumfon, Dukagjini ende pa shënuar e pa fitore!

Flamurtari i Prishtinës ndali tri pikë të mëdha në “Xhemail Ibish”, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 skuadrës së Dukagjinit të Klinës.

Karakteristikë është te Dukagjini për faktin se për tri ndeshjet e deritashme nuk kanë shijuar fitore dhe aq me keq për 270 minuta sulmuesit e saj nuk e kanë gjetur as rrjetën e portave rivale.  

Trajneri i Flamurtarit, Artim Shaqiri, padyshim se është i kënaqur me tri pikët e mëdha, ndërsa Dukagjini shpreson se do të këndellet në takimet e ardhshme. Golat për kryeqytetasit i kanë realizuar: Festim Krasniqi (10’) dhe Taloviq (25’).

Flamurtari është në pozitën e pestë me 7 pikë, ka dy me pak se lideri Drita dhe Gjilani që mban pozitën e dytë, ndërsa Dukagjini është në fund me një pikë, me goldallim negativ 0:6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat