VAR ndryshoi mentalitetin italian, nuk ka më shëtitje. Piatek nuk bëri polemikë!

Futboll

VAR ndryshoi mentalitetin italian, nuk ka më shëtitje. Piatek nuk bëri polemikë!

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 23:45
Marco Giampaolo

Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo, menjëherë pas fitores së arritur ndaj Veronas, komentoi paraqitjen e skuadrës, golin e Piatek dhe festimin e tij me gishtin te goja, por sidomos për VAR dhe ekipet e ashtuquajtura të vogla...

"Skuadra më jep siguri, djemtë më ndjekin! Duhet ekuilibër. E di cilat janë gjërat që duhet të ndreq dhe nuk fsheh pluhurin poshtë tapetit... i them ato që kam për të thënë. Nëse nuk do të shija motivim apo sidomos dedikim nga skuadra në stërvitje, do ta thoja".

"Në pjesën e dytë luajtëm mirë, zgjeruam fushën dhe Verona luajti vetëm në mbrojtje. Nuk është e lehtë kur ke 10 kundërshtarë përpara. Duhet të përmirësohemi, sigurisht. Kemi një identitet, duhet të plotësoj mozaikun".

Piatek? "Nuk mu duk si festim polemik i tiji! Bëri gjithçka mirë, luftoi, luajti për ekipin".

Në fund, shton: "Ndeshjet janë të vështira, nuk ka më shëtitje! Kundërshtarët janë si luftëtarë tani, sepse VAR ka hequr dyshime dhe pasiguri që dikur ishin të pranishme...".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat