Shefi i Louis Vuitton dëshiron ta blejë skuadrën e Milan

Futboll

Shefi i Louis Vuitton dëshiron ta blejë skuadrën e Milan

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Skuadra e Milan mund të bëhet me kryesi të re.

Bosi i Louis Vuitton, Bernard Arnault, thuhet se dëshiron ta blejë skuadrën e Milan, për shumën e 1 miliard eurove.

Biznesmeni dëshiron që të blejë skuadrën në fund të këtij sezoni, nga pronari aktual, Elliott Mangement, shkruan ‘Il Messaggero’.

Por, Elliott duket se po heziton që ta shes skuadrën në këtë kohë, pas investimeve të kryera në verë.

Gjithashtu, Milan janë duke investuar në punimin e stadiumit të ri, të cilin në vitet e ardhshme do ta ndërtojnë në bashkëpunim me skuadrën e Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat