Kovac i pakënaqur me barazimin ndaj Leipzig: Duhet të bëjmë më shumë - Bota Sot
Kovac i pakënaqur me barazimin ndaj Leipzig: Duhet të bëjmë më shumë

Futboll

Kovac i pakënaqur me barazimin ndaj Leipzig: Duhet të bëjmë më shumë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 10:23
Niko Kovac

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, është shprehur i pakënaqur me skuadrën e tij, pas barazimit ndaj Leipzig.

Në fundjavën që kemi lënë pas, Bayern Munich luajti në udhëtim tek Leipzig, duke mos arritur të marr më shumë se një barazim 1:1.

Ky rezultat duket se nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Niko Kovac, i cili beson se skuadra e tij duhet të bëjë më shumë me superioritetin e saj.

“Duhet të bëjmë më shumë me superioritetin tonë. Në fund, rezultati ishte zhgënjyes. Patëm më shumë mundësi, luajtëm mirë, por patëm 2 pikë më pak sesa kemi planifikuar” ka thënë Kovac, transmeton lajmi.net.

“Luajtëm një pjesë të parë sensacionale. Paraqitja më e mirë deri më tani. Pas asaj, e gjetëm vetën në telashe. Do të marrim gjërat pozitive nga loja, pasi luajtëm lojë mjaft të mirë” ishin fjalët e kroatit.

Edhe Bayern edhe Leipzig tashmë përgatiten për ndeshjet në kuadër të Ligës së Kampionëve, të cilat fillojnë këtë mesjavë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...