Mane: Problemi me Salah është sqaruar

Futboll

Mane: Problemi me Salah është sqaruar

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 10:49
Sadio Mane ka thënë se e ka sqaruar problemin me bashkëlojtarin, Mohamed Salah.

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane ka thënë se e ka sqaruar problemin me bashkëlojtarin, Mohamed Salah.

Ka pasur shumë spekulime që lojtarët nuk i kanë punët mirë, pasi Salah është treguar egoist duke mos ia pasur topin.

Mirëpo, sipas senegalezit kjo punë është sqaruar dhe të dy lojtarët janë duke u bërë shokët që kanë qenë më herët.

“Me Salah? Është punë e harruar. Këto gjëra ndodhin në futboll. Ndonjëherë duhet t’i thuash gjërat në fytyrë. E kemi lënë anash dhe jemi duke u bërë shokët që kemi qenë më herët.

Liverpool të shtunën mposhti Newcastle United me rezultat 3-1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat