Transferimi i Mandzukic në Katar është shumë afër

Futboll

Transferimi i Mandzukic në Katar është shumë afër

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 11:22
Mandzukic

Aventura e Mandzukic tek Juventus duket se nuk do të zgjasë shumë.   

Ylli kroat, Mario Mandzukic, ka humbur minutat dhe pozitën e tij startuese në formacionin e Juventus, qysh nga largimi i Massimiliano Allegrit.

Filozofia e lojës së Maurizio Sarri nuk përshtatet me atë të Mario Mandzukic, kështu që skuadra pritet ta largojë lojtarin.

Oferta për të ka pasur nga jashtë Evropës, saktësisht nga Katari dhe Superliga e Amerikës. Sipas ‘Calciomercato’, Al – Gharafa janë duke shënuar progres në negociatat për yllin e Juventus.

Kroati nuk ka thënë akoma po për largimin, por ai mund të fitojë rreth 6 milionë eruo në sezon me klubin nga Katari.

Mandzukic nuk ka regjistruar asnjë paraqitje me Juventus në edicionin 2019/2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat