Thyhen zyret e ish-kampionit të Kosovës

Futboll

Thyhen zyret e ish-kampionit të Kosovës

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 11:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zyret e Klubit të Futbollit Trepça ’89.

Sipas njoftimit të klubit mitrovicas, janë thyer zyret e klubit.

Në njoftimin e klubit shkruhet se ende nuk dihet për dëmet e shkaktuara, mirëpo aty thuhet se nuk është hera e parë që një gjë e tillë ka ndodhur.

Njoftimi i Trepçës ’89

Sot në orët e hershme të mëngjesit thyhen dhe demolohen zyret e Stadiumit Riza Lushta në Mitrovicë. Rasti është ndër hetime dhe deri sa të përfundojnë hetimet nuk dihet saktë se sa është dëmi i shkaktuar. Nuk është hera e parë që ndodhin këso gjërash të pahishme siq dihet vite më parë ju është vënë edhe flaka Stadiumit. Kërkojm nga organet e rendit dhe sigurisë për të cilët kemi besim të plotë që të ketë më shumë patrullime sepse po ka rastr kur edhe disa të rinjë për të cilët dyshohet se janë përdorues të substancave narkotike të cilët janë parë shumë shpesh afër Stadiumit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat