Lenglet: Fati duhet të jetë i qetë

Futboll

Lenglet: Fati duhet të jetë i qetë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 12:16
Lenglet: Fati duhet të jetë i qetë

Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet ka thënë se sulmuesi, Ansu Fati duhet të jetë i qetë.

Fati është duke i mahnitur të gjithë me përformacen e tij pasi në tri ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.

Lenglet beson që sulmuesi ka një të ardhme të ndritshme, por duhet të jetë të duruar me të.

“Është 16-vjeç dhe duhet të jemi duruar më të. Është djalë i mirë dhe meriton mundësinë. Jam shumë i lumtur për të, por duhet t’i japim kohë pasi është 16-vjeçar dhe gjërat mund të ndryshojnë shpejt. Shpresoj që jo, por duhet ta përkrahim kur luan. Këshilla ime është të dëgjojë njerëzit dhe të vazhdoj të punoj shumë, pasi është vështirë të luash për Barcelonën”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat