Akuzat për përdhunim, Ronaldo: Ndihesha i turpëruar para të dashurës dhe fëmijëve

Futboll

Akuzat për përdhunim, Ronaldo: Ndihesha i turpëruar para të dashurës dhe fëmijëve

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 13:18
Autoritetet amerikane në muajin e kaluar deklaruan se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të ngritur padi kundër 34-vjeçarit.

Cristiano Ronaldo ka zhvilluar një intervistë njëorëshe në emisionin e Piers Morgan, ku ka folur për shumëçka në jetën e tij, ndërsa nuk kanë mbetur edhe akuzat për përdhunim.

Modelja amerikane, Kathryn Mayorga, e kishte akuzuar superyllin portugez se e kishte përdhunuar në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2009, gjë të cilën e ka hedhur poshtë futbollisti.

Autoritetet amerikane në muajin e kaluar deklaruan se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të ngritur padi kundër 34-vjeçarit.

Futbollisti ka thënë se akuzat për përdhunim e kishin bërë të ndihej i turpëruar para të dashurës dhe fëmijëve. “Të bën të ndihesh shumë keq”, ishte deklarata e tij duke iu referuar akuzave.

“Një ditë po qëndroja në shtëpi në dhomën e ditës me të dashurën time dhe pastaj nisën lajmet që flisnin shumëçka për Cristiano Ronaldon”.

“I dëgjoja fëmijët duke zbritur shkallëve dhe e ndërroja kanalin, sepse isha i turpëruar, ndjehesha i turpëruar”, ka thënë Ronaldo në intervistën e emisionit të ITV. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat