Reus flet para ndeshjes me Barcelonën: Duhet të kemi guxim

Futboll

Reus flet para ndeshjes me Barcelonën: Duhet të kemi guxim

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 14:32
Marco Reus

Marco Reus ka thënë disa fjalë para përballjes Dortmund – Barcelona.   

Borussia Dortmund do të jetë nikoqire e Barcelonës, në kuadër të Ligës së Kampionëve, në fazën e grupeve.

Ndeshja do të luhet nesër, kurse Reus pret nga skuadra e tij që të tregojnë guxim në përballjen me gjigantët katalanë.

“Ne presim vërtetë një ndeshje të vështirë nesër” ka thënë fillimisht ylli gjerman.

“Ne duhet të tregojmë guxim dhe të interpretojmë lojën që luajmë gjithmonë” ishin fjalët e Reus.

Reus ka treguar një formë mjaft të lartë këtë edicion, duke realizuar tri gola në katër ndeshjet e para në Bundesliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat