Agjenti i Jurgen Klopp, Marc Kosicke, ka sugjeruar që suksesi i çdo bisedimi për zgjatjen e kontratës në ‘Anfield’ mund të ndikohet nga moti britanik.
Tekniku gjerman po mbyllet në katër vjetorin e emërimit të tij nga ‘Të Kuqtë’.
Që nga ardhja e tij në tetor 2015, 52-vjeçari ka ndihmuar për ta bërë Liverpoolin përsëri konkurrues në Premierligë ndërsa i dha fund pritjes së gjatë të klubit për fitimin e trofeve të mëdhenj me një triumf në Ligën e Kampionëve.
Ai i tha DAZN dhe Goal: “Kontrata e Jurgenit është ende e vlefshme deri në vitin 2022 dhe është një sekret i hapur që klubi do të dëshironte ta rinovonte”.
“Ne kemi ende pak kohë për këtë. Ne duhet të presim dhe të shohim se si zhvillohet gjithçka dhe nëse ndryshimi i klimës do të sjellë mot më të mirë në Angli apo vetëm në Gjermani”.
“Nuk duhet të nënvlerësohet [moti i keq]. Mbaj mend që në nëntor ose dhjetor, Liverpooli së pari kërkoi një zgjatje të kontratës. Unë i thashë: ‘Le të presim”, shpjegoi Kosicke.
Edhe ish-trajneri i Dortmund ka pranuar se nuk do të ngutet rreth rinovimit të kontratës së tij me Reds.