Napoli-Liverpooli, ky pritet të jetë vendimi i Kloppit për Shaqirin

Futboll

Napoli-Liverpooli, ky pritet të jetë vendimi i Kloppit për Shaqirin

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 11:19
Napoli-Liverpooli, ky pritet të jetë vendimi i Kloppit për Shaqirin

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Liverpooli, do ta fillojë rrugëtimin e tij për ta mbrojtur titullin ndaj Napolit në Itali.“San Paolo” do ta mirëpresë kryendeshjen e sotme të kompeticionit elitar evropian për klube, derisa sfidë interesante pritet të zhvillohet edhe në Gjermani mes Borussia Dortmundit dhe Barcelonës.

Klubi anglez do të ketë punë në udhëtim te Napoli, skuadër me të cilën ishte përballur edhe në fazën e grupeve të edicionit të kaluar.

Madje të dy skuadrat kishin pasur pikë të barabarta në pozitat 2 dhe 3, derisa Liverpooli u kualifikua në saje të golaverazhit.Secila skuadër kishte fituar minimalisht 1:0 ndaj tjetrës në shtëpi.Ky do të jetë takimi i pestë mes dy skuadrave në garat evropiane, me klubin anglez që numëron 2 fitore, Napoli 1 dhe 2 ndeshje janë mbyllur në barazim.Alisson dhe Nathaniel Clyne do të mungojnë në këtë takim për kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve, kurse në dyshim është edhe Naby Keita.

Mesfushori nga Kosova Xherdan Shaqiri pritet ta nis ndeshjen nga banka rezervë sonte, derisa mund të ketë disa minuta në pjesën e dytë.Ndërkohë, te Napoli pritet të mungojnë Elseid Hysaj dhe Arkadiusz Milik.

Formacioni i mundshëm i Napolit: Meret; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Rui; Zielinski, Allan; Lozano, Fabian, Insigne; Mertens.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Adrian; Alexander-Arnold, Matip, van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat