Për titull

Futboll

Për titull

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 12:30
Moratta

Ta largosh Massimo Morattin nga Interi është mision i pamundur. Përkundrazi, darka me Zhang Jindong dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të klubit në prag të ndeshjes me Slavia Pragën në Champions tregon se ish-pronari i Interit është ende shumë i lidhur me ngjyrat zikaltër, aq sa kur pyetet nëse ka dëshirë të rikthehet…

“Ata janë shumë të sjellshëm, më informojnë për gjithçka.” Ndoshta nuk është dakord me mënyrën sesi u menaxhua çështja “Icardi”, por marrëdhëniet janë shumë të mira dhe Moratti vijon të jetë tifozi i parë.

Interi për titull: Më ka impresionuar Sensi dhe trajneri dhe mendoj se janë hedhur bazat për të bërë mirë. Trajneri është i zoti edhe në deklaratat që bën dhe për shpirtin që i transmeton skuadrës. Është i zoti në zanatin e tij dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Mundësitë janë për të luftuar për titullin, kjo është e rëndësishme.

Gjykimi për Sensin: Besoj se askush nuk e priste të ishte kaq i fortë. I ka dhënë një lloj shpejtësie skuadrës, ngjan me Sneijder. Ka ndryshuar mekanizmat e ekipit. Derbi? Në derbi nuk mund të thuash gjë. ..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat