KF Veleshta, fitore me rezultat tenisi

Futboll

KF Veleshta, fitore me rezultat tenisi

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 12:32
KF Veleshta, fitore me rezultat tenisi

KF Veleshta nga Struga e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri në Ligën e Tretë të Maqedonisë së Veriut në futboll-grupi i jugperëndimit.

Veleshtarët në tre ndeshje kanë shënuar po aq fitore. Gjatë fundjavës ata mposhtën me rezultat tenisi prej 1:6 Oktisin.

Golat i kanë shënuar:Fartan Hani (2), Xhavit Limani, Dielli Kaba, Maku Shehu dhe Labinot Kaba.

Pas këtij triumfi Veleshta kryeson tabelën me 9 pikë, sa kanë edhe Vllaznimi e Flamurtari nga Ladorishti, por veleshtarët kanë golaverazh më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat