Prishtina me një mungesë të madhe për takimin e nesërm ndaj Trepçës 89

Futboll

Prishtina me një mungesë të madhe për takimin e nesërm ndaj Trepçës 89

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 13:53
Prishtina

FC Prishtina nuk e ka nisur fare mirë edicionin e ri në Superligë.

Nga tre takime kjo skuadër numëron dy humbje dhe një barazim.

Takimi i radhës për Prishtinën pritet të jetë mjaft i vështirë.

Skuadra nga kryeqyteti do të udhëton drejt Mitrovicës për përballje ndaj Trepçës 89.

Për këtë takim Prishtina nuk do të mund të llogarisë në sulmuesin e rrezikshëm Ahmet Januzi i cili ka pësuar një lëndim të stërvitje.

Ndërsa vendin e tij pritet ta zë sulmuesi tjetër i transferuar këtë verë, Alban Shillova.

Trepça 89 – Prishtina, zhvillohet nesër dhe fillon nga ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat