"Gjahtari" Broja shënon në Champions, statistika të frikshme me Chelsean

Futboll

"Gjahtari" Broja shënon në Champions, statistika të frikshme me Chelsean

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 16:11
Pamje nga ndeshja

Armando Broja nuk di të ndalet! Sulmuesi i Chelseas U-19 ka qenë protagonist për skuadrën e tij në ndeshjen e vlefshme për UEFA Youth League kundër Valencias. Ai shënoi golin e tretë në minutën e 61' duke i dhënë avantazhin e përkohshëm bluve për 3-2. 

Ndeshja nuk nisi mirë për londinezët që u ndëshkuan nga miqtë për 0-1, por gjetën forcën të barazonin në 1-1. Valencia realizoi sërish për 1-2, por vendasit barazuan në 2-2. 

Me fillimin e pjesës së dytë, Broja i dha avantazhin të tijve për herë të parë, por londinezët nuk mbajtë avantazhin dhe u barazuan sërish në 3-3. Pavarësisht rezultatit, me rëndësi për kombëtaren tonë është që Broja po vazhdon të shënojë dhe po bën progres. Një element për t'u mbajtur shënim dhe nga kombëtarja kuqezi. Ai ka shënuar 7 gola në 6 ndeshje me Chelsean U-19 në të gjitha kompeticionet.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat