Arnold: Insigne do të na bëjë probleme, ai është si Hazard

Futboll

Arnold: Insigne do të na bëjë probleme, ai është si Hazard

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 16:35
Arnold

Mbrojtësi anësor i Liverpoolit, Arnold është i bindur që Liverpool ka mësuar nga humbja e tyre ndaj Napolit sezonin e kaluar dhe thotë se Lorenzo Insigne është si Eden Hazard.

Liverpooli humbi 1-0 ndaj Napolit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve gjatë sezonit 2018-19, por Klopp do të mundohet që sonte të dal fitues nga ky takim.

“Ne e dimë që të luash kundër Napolit në Itali është shumë e vështirë, por gjithë ekipi jonë do të mundohemi ta bëjmë më të mirën.

“Shpresojmë të jemi në formë dhe ta japim maksimumin sonte.

“Ishte një lojë e vështirë (sezonin e kaluar). Ne e pësuam nga ta një herë, por ketë vit do mundohemi që t’i mposhtim ata.

“Problemin kyç e kem tek Insigne, ai është më të vërtetë i ndërlikuar, i fortë, i shpejtë, mjaft i shkathët. Ai është një lloj si Eden Hazard, nuk di të ndalet dhe shënon në shumë raste”, u shpreh Arnold.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat