Cërvena Zvezda e Beogradit në Kosovë, me këtë ekip takohet

Futboll

Cërvena Zvezda e Beogradit në Kosovë, me këtë ekip takohet

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2019 Në ora: 16:44
Cërvena Zvezda e Beogradit në Kosovë, me këtë ekip takohet

Nuk është mahi por e vërtetë, Cërvena Zvezda e Beogradit do të vijë pas një kohe sërish në Republikën e Kosovës pikërisht në Zveçan!

Kësaj radhe do të luajë ndeshje zyrtare për Kupën e Serbisë në futboll, kundër Trepçës fantome, që ka për kryetar Milan Radojçiq!  

Kjo ndeshje është ilegale dhe skandal nëse lejojnë që Zvezda të futet në shtetin e Kosovës. Zvezda garon edhe në fazën e grupeve në Champions League!

“Në Qendrën Sportive të FSS-së në Stara Pazova, u tërhoq shorti për 1/16 e finales së Kupës së Serbisë për sezonin 2019/20. Ndeshja në Zveçan do të luhet mes Trepçës dhe C. Zvezdës, data caktohet me vonë”, shkruan mes të tjera “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat