Iseni tregon se çka pret nesër kundër rivalit andej Urës së Gurit

Futboll

Iseni tregon se çka pret nesër kundër rivalit andej Urës së Gurit

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 16:55
Iseni tregon se çka pret nesër kundër rivalit andej Urës së Gurit

Dita e mërkurë do të sjell përballjen e madhe mes Shkupit dhe Vardarit, e vlefshme për xhiron e 6-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ky është derbi i parë në këtë sezon me rivalin andej Urës së Gurit të kryeqytetit, që do të zhvillohet në stadiumin në Çair dhe para publikut “Shvercerat”.

Pas fitores me Sileksin, ekipi gjatë këtyre tre ditëve ka ushtruar nën atmosferë tepër pozitive e cila po mbizotëron që nga ardhja e trajnerit të ri, Bulent Akin. Pretendimet e Shkupit vazhdojnë të jenë të njëjta. Me fitore dhe tri pikë, ndërsa në veçanti kur luhet ndaj rivalit të vjetër, atëherë fitorja gjithmonë është opsion i vetëm për ti gëzuar përkrahësit e tyre.

“Gjithmonë ndeshjet me Vardarin janë të nxehta dhe derbi. E njohim mirë kundërshtarin, kanë ekip të mirë, por edhe ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë derbi, ndërsa shpresojmë që në fund të arrijmë rezultat pozitiv dhe të festojmë së bashku me ‘Shvercerat’”, tha sulmuesi Besar Iseni, i cili një kohë ka luajtur për Vardarin.

Ndeshja Shkupi-Vardar do të fillojë në orën 15:30 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat