Handanovic: Ka ikur koha e fjalëve, Conte...

Futboll

Handanovic: Ka ikur koha e fjalëve, Conte...

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 17:14
Samir Handanovic

Samir Handanovic ka deklaruar ka mbaruar koha për fjalë. Anteri do të nisë aventurën në Champions League për të dytin sezon radhazi, këtë herë me një trajner të ri dhe 100 milionë euro të shpenzuara në merkato.

Zikaltrit do ta nisin ndaj Slavia Prague ditën e martë dhe Handa do të jetë kapiten për të parën herë në këtë kompeticion.

“Do të jetë bukur të luaj në Champions League si kapiten,” shprehet portieri. “Të dëgjosh muzikën e këtij kompeticioni është diçka unike.

Jemi përforcuar shumë, por duhet të punojmë shumë për t’u rritur. Ky është Interi më i mirë i viteve të fundit, por këtë gjë duhet ta vërtetojmë në fushë.

Conte? E kotë të flasësh për të, të gjithë e njohin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat