Sulmet ndaj Lukakut, shkarkohet nga puna analisti i njohur

Futboll

Sulmet ndaj Lukakut, shkarkohet nga puna analisti i njohur

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 18:13
Romelu Lukaku, Luciano Passirani

Pas Mauro Icardit, Romelu Lukaku bëhet shkak për të larguar sërish një nga puna. Bëhet fjalë për analistin italian, Luciano Passirani, i cili me disa komente raciste për sulmuesin belg ka humbur vendin në "TopCalcio24".

“Ju mund ta ndaloni Lukakun vetëm nëse i jepni 10 banane për t’i ngrënë”.

Këto komente i kanë kushtuar atij largimin e menjëhershëm nga stacioni televiziv, me të cilin bashkëpunonte.

Ky nuk është sulmi i parë racist, që përjeton sulmuesi belg i Interit në Serie A, që kur u transferua aty, kësaj vere. Lukaku u sulmua nga tifozët e Cagliarit, por tifo-grupi i Interit, "Curva Norte", iu doli në mbrojtje, duke mohuar se tifozët italianë janë racistë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat