Broja nuk ndalet me Chelsean

Futboll

Broja nuk ndalet me Chelsean

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 18:25
Broja nuk ndalet me Chelsean

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare U-21, Armando Broja është shndërruar në një lider për Chelsean U-19, teksa ka shënuar një tjetër gol, në ndeshjen ndaj Valencias, e vlefshme për grupet e Champions Leagues për këtë grupmoshë.

Ballafaqimi ka përfunduar me rezultat 3:3.

Broja e nisi sfidën si titullar dhe arriti të shënojë golin e tretë të londinezëve në minutën e 61-të, duke i kaluar momentalisht në avantazh të tijtë, ndërsa më pas qëndroi në fushë deri në minutën e 92-të, kur trajneri bëri një zëvendësim taktik, për të fituar kohë.

Futbollisti Broja është një nga sulmuesit më premtues të Shqipërisë U-21, ku ndonëse është vetëm 18-vjeçar, ka fituar me meritë një vend në formacionin e Alban Bushit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat