Tifozja e Tottenhamit bën rrobaqepësen

Futboll

Tifozja e Tottenhamit bën rrobaqepësen

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 22:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Edhe pse Tottenham fitoi 4-0 ndaj Crystal Palace në ndeshjen e fundit në Premier League për një tifozeje të Spurs loja e skuadrës së trajnerit Mauricio Pochettino i është dukur e mërzitshme.

Ajo është fotografuar duke qepur me pe e gjilpërë në shkallët e stadiumit. Ndërkohë që, në fushë ishte duke u luajtur ndeshja e futbollit.

Natyrisht që tifozja është fotografuar pa e ditur ajo. E habitshme se si tifozja ka futur fshehurazi një gjilpërë në stadium, pasi nuk lejohet.

Gjithsesi, duket se ajo i kishte marrë masat dhe e mërzitur nga ajo që ndodh në fushë ka nisur të qepë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat