Mertens: Fitorja ndaj Liverpool nuk do të thotë asgjë

Futboll

Mertens: Fitorja ndaj Liverpool nuk do të thotë asgjë

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 23:26
Dries Mertens

Dries Mertens, sulmuesi i Napoli-t, autori i golit të parë në fitoren 2-0 të marrë nga "axurrët" kundër Liverpool-it, ka folur për Sky Sport në fund të ndeshjes.

"Ishte e rëndësishme të fitonim sot. Fakti që kemi mundur kampionët e Europës nuk do të thotë asgjë nëse nuk vazhdojmë kështu, edhe Salzburgu është i fortë".

"Edhe vitin e kaluar kemi luajtur mirë kundër Liverpool-it. Në pjesën e parë nuk e kemi mbajtur shumë topin, por kemi dhënë gjithçka. Kjo fitore në çon afër kualifikimit? Salzburgu ka fituar 6-2, vitin e kaluar kemi humbur atje, për këtë arsye duhet të vazhdojmë të punojmë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat