19-vjeçari i Salzburgut ka statistikat më të çmendura që kemi parë ndonjëherë

Futboll

19-vjeçari i Salzburgut ka statistikat më të çmendura që kemi parë ndonjëherë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 00:43
19-vjeçari i Salzburgut

Përmendni një histori më të mirë dashurie se Erling Braut Haaland dhe golat. Po presim…

Nëse ky emër norvegjez ju tingëllon si i njohur, sigurisht është sepse ai ka shënuar nëntë gola – po, NËNTË – gjatë një demolimi absolut që Kombëtarja e tij i bëri Hondurasit gjatë Kupës së Botës U20.

Dhe pavarësisht se ai nuk luajti në Champions League asnjëherë më parë, Haaland në debutimin e tij në kompeticion shkatërroi absolutisht Genkun, duke realizuar hat-trick qysh në pjesën e parë.

Kështu, ai u bë futbollisti i parë që nga ëayne Rooney që shënon tre gola në debutim.

Nëse të shënosh nëntë gola brenda një ndeshjeje dhe të realizosh hat-trick qysh në pjesën e parë në debutim në Champions League nuk ju impresionojnë, atëherë ju rekomandojmë të konsultoheni me ndonjë doktor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat