Përvojat seksuale...

Futboll

Përvojat seksuale...

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 10:26
Përvojat seksuale...

Futbollisti Cristiano Ronaldo është pyetur jo pak herë se cili ka qenë goli më i bukur që ka shënuar gjatë karrierës së tij.Sulmuesi portugez, pesë herë fitues i Topit të Artë është shprehur se ai ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, cilësohet si realizimi perfekt.Duke njohur simpatinë e vetë Ronaldos për atë gol, gazetari Piers Morgan e pyeti nëse ai gol ishte më i mirë se eksperiencat me të fejuarën e tij Georgina në shtrat.

Cristiano nuk nguroi për përgjigjen teksa zgjodhi të dashurën e tij.“Jo, Jo ai gol nuk është më i mirë në krahasim me eksperiencat me Georginan time”, u shpreh Ronaldo.Më pas 34-vjeçari u ndal sërish për ta shpjeguar atë moment ndaj Juventusit.

“Mënyra se si e realizova, ndaj Buffonit, përballë Juventusit në Ligën e Kampionëve, ishte një gol i bukur.

E kam provuar të shënoj një gol të ngjashëm për shumë, shumë vite. Kam shënuar, por nuk e kisha bërë këtë. Më në fund realizova me roveshatë, me një kërcim të bukur”, u shpreh Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat