Sherri Vata-Mavraj, Dallku: Rudi ofendoi lojtarët e Kosovës me pasaportën jugosllave

Futboll

Sherri Vata-Mavraj, Dallku: Rudi ofendoi lojtarët e Kosovës me pasaportën jugosllave

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 10:31
Sherri Vata-Mavraj, Dallku: Rudi ofendoi lojtarët e Kosovës me pasaportën jugosllave

Humbja ndaj Francës bëri që Kombëtarja të reagojë dhe të shpërthejë me një fitore 4:2 ndaj Islandës. Mirëpo, fill pas disfatës 4-1 në shtëpinë e kampionëve të botës, kritikat nuk munguan ndaj kuqezinjve. Pati edhe me të drejtë analiza dhe qasje të drejta për sjelljen e lojtarëve të Kombëtares në atë 90-minutësh.

Mirëpo, mes atyre qëndrimeve që krijuan reagime dhe patën ndjeshmëri, ishte ai i ishkapitenit Rudi Vata, kundrejt kapitenit aktual Mërgim Mavraj. Deklarata e ish-futbollistit të kuqezinjve se kishte ardhur koha për t’u larguar nga ekipi për Mavrajn, duke qenë se nuk kishte më se çfarë të kontribuonte, solli edhe reagimin e kapitenit aktual, i cili u shpreh se njeh vetëm një Vata, duke postuar fotografinë e Fatmir Vatës.

Lidhur me këtë zanafillë të debatit, ka reaguar një tjetër lojtar me shumë kontribut për Kombëtaren kuqezi. Armend Dallku, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, është i pari që i del në mbrojtje një futbollisti, ndërkohë që shkon më tej duke kërkuar edhe ndjesë publike nga Vata për përmendjen e pasaportës jugosllave. “Për të është fat, por për ne shqiptarët e Kosovës është dashur luftë të mbërrijmë deri te pasaporta shqiptare”, ka deklaruar ndër të tjera ish-mbrojtësi i Kombëtares.

Dallku, si po përjetohet suksesi i Kosovës?

Normalisht që Kosova është duke i shijuar sukseset e deritanishme që ka arritur. Sipas meje, po e menaxhon mjaft mirë momentin pozitiv.

A po krijohet “mbipopullim” talentesh?

Jo, unë nuk e shoh si problem diçka të tillë. E them këtë, sepse në momentin që ekziston një konkurrencë e shëndoshë, atëherë trajneri ka mundësi të shtuara zgjedhjeje për të aktivizuar më të mirët.

Po Shqipëria?

Referuar Shqipërisë, mendoj se është me fat që të ketë një trajner si Reja.

Pse e thoni këtë?

Sepse është një trajner me mjaft përvojë. Si dhe do të shtoja që e njeh mirë edhe mentalitetin e lojtarëve. Ai u bë mjaftueshëm muaj për të njohur ekipin, por mendoj se ka marrë edhe këshillat apo informacionet e nevojshme nga ish-kolegët e tij.

Shumë kritika ndaj Kombëtares dhe lojtarëve pas humbjes me Francën dhe mes tyre ishte një deklaratë nga ish-kapiteni Rudi Vata që i drejtohej kapitenit Mavraj se “nuk ka më se çfarë kontributi të japë”. A keni një koment?

Realisht, unë nuk e di se me çfarë kompetence flet një njeri që nuk është në institucion që të vlerësojë se ka ardhur koha për një futbollist që të përfundojë karrierën me Kombëtaren ose jo. Ai është ish-kapiteni i Kombëtares… Është opinioni i tij personal. Mirëpo, jo që të marrë guximin dhe të dalë nëpër gazeta dhe media e të bëjë opinione të tilla se i ka mbaruar koha, apo i kanë mbaruar bateritë…

Ai është ish-kapiteni i Kombëtares…

Është opinioni i tij personal. Mirëpo, jo që të marrë guximin dhe të dalë nëpër gazeta dhe media e të bëjë opinione të tilla se i ka mbaruar koha, apo i kanë mbaruar bateritë…

Çfarë nuk shkon sipas jush në një opinion të tillë?

Për mua, ka qenë diçka jo e këndshme nga një ish-futbollist që të sillet në këtë mënyrë. Aq më tepër, duke ditur se bëhet fjalë për Mavrajn, një djalosh mjaft korrekt dhe e dimë se sa ka sakrifikuar ai për ekipin tonë kombëtar. Më lejoni ta mbyll me kaq, sepse komente të tilla nuk i bëjnë mirë në radhë të parë ekipit, por as kombit tonë për të futur të tilla përçarje.

Por, Rudi Vata e ka deklaruar me idenë e një cikli të përfunduar për të dhënë mundësinë që të ketë të rinj që kontribuojnë…

Shikoni, Rudi Vata nuk është personi që e cakton këtë gjë. Nuk vendos së kush duhet të jetë në Kombëtare dhe kush jo. Në momentin që ai do të ketë një post të tillë, le t’i vlerësojë.

Armend, pati një reagim nga Mavraj se njeh vetëm një Vata, referuar Fatmir Vatës…

Unë mendoj se Mërgimi është ndierë i ofenduar, por sipas meje ka reaguar edhe me nxitim… Por ajo fjali e Vatës duke përmendur pasaportën jugosllave…

Që do të thotë…

Ajo fjali me atë pasaportën jugosllave është e pafalshme. Sidomos nga një figurë e tillë ta përmendë atë, pasi ai vetë është me fat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat