Mesfushori i Kosovës është i gatshëm të rikthehet këtë fundjavë pas mungesës prej tri javësh
Milot Rashica e ka lënë prapa krahëve lëndimin e fundit. Futbollisti mbeti jashtë fushës së blertë për më shumë se tri javë, duke i humbur tri ndeshje të Bundesligës.
Gjithashtu, vushtrriasi nuk mundi ta ndihmonte as kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e shtatorit, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.
Megjithatë, 23 vjeçari ka ushtruar këtë javë me grupin dhe është i gatshëm të rikthehet për ndeshjen e së shtunës ndaj Leipzigut.
“I lumtur që po kthehem në fushën e blertë, për ta bërë atë që më pëlqen ta bëj”, ka shkruar Rashica në rrjetet sociale.